![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/05/0A10234F-FB5F-448A-BE62-A9791AF1AC6D.png)
Persona të maskuar vjedhin para të gatshme dhe cigare në një lokal në Ferizaj
07 maj 2021
| 10:28
Një person ka raportuar se dy të panjohur me maska, nën kërcënim, duke dëmtuar xhamin e lokalit kanë grabitur para të gatshme, tre pako cigare dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 04:30, në Ferizaj.
Siç thuhet në raport, nuk raportohet për të lënduar.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy të dyshuar të panjohur me maska, nën kërcënim, duke dëmtuar xhamin e lokalit kanë grabitur para të gatshme, tre pako cigare dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.