Haxhiu: Do të ndërmarrim masa për adresimin e dhunës në familje

07 maj 2021 | 11:26

Ministrja e Drejtësisë (MD), Albulena Haxhiu, ka takuar mbrojtësit e viktimave të dhunës në familje, me rastin e përvjetorit të aprovimit të Konventës së Stambollit, me ç’rast ka thënë se është shqetësuese rritja e rasteve të dhunës në familje, për që do të ndërmarrin masa për adresimin e këtyre rasteve.

Pas takimit me mbrojtësit e viktimave, Haxhiu ka thënë se Qeveria Kurti e ka prioritet adresimin e dhunës në familje.

“Do të angazhohemi për ndërmarrjen e masave për adresimin e dhunës në familje, në mënyrë që të ndëshkohen e jo të neglizhohen siç ka ndodhur në të kaluarën. Për neve mbetet shqetësuese rritja e rasteve të dhunës në familje. Ne sot planifikojmë të aprovojmë programin qeverisës dhe në këtë drejtim, shumë prej çështjeve që adresohen edhe sa i përket dhunës në familje adresohen në prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë, që rastet e dhunës në familje të jenë sa më të vogla”, ka thënë ajo.

Ndërsa menaxheri i Zyrës për ndihmë dhe mbrojtje viktimave, Basri Kastrati, ka thënë se vizita e sotme tregon seriozitetin dhe përkushtimin për trajtimin e rasteve të dhunës në familje.

“Sfidat që i adresuam bashkërisht, do të jenë prioritet i MD-së, dhe sigurisht që rastet e dhunës në familje do të trajtohen me shumë seriozitet nga organet e drejtësisë. Prioritet i joni është që zëri i viktimës të dëgjohet gjatë procedurës”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Siç duket Kim nuk është duke u brengosur fare për…