Sot mbahet mbledhja e Qeverisë, pritet të votohet programi qeverisës

07 maj 2021 | 11:41

Qeveria e Kosovës do të mblidhet sot (e premte) në orën 15:00. Në këtë mbledhje pritet të votohet programi qeverisës për katër vitet e ardhshme.

Për kohën e mbajtjes se kësaj mbledhje ka njoftuar Zyra e kryeministrit, ndërsa për një pjesë të agjendës ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

“Ne sot planifikojmë të aprovojmë programin qeverisës dhe në këtë drejtim, shumë prej çështjeve që adresohen edhe sa i përket dhunës në familje adresohen në prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë, që rastet e dhunës në familje të jenë sa më të vogla”, ka thënë ajo pas takimit me mbrojtësit e viktimave të dhunës në familje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me…