Balla: Gjykata Kushtetuese do të vendos nëse do të shkarkohet Meta

07 maj 2021 | 12:35

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka deklaruar sot në Kuvend se do të jetë Gjykata Kushtetuese ajo që do të marrë në fund vendimin përfundimtar nëse duhet shkarkuar presidenti Ilir Meta apo jo.

Ai ka bërë thirrje kryetarit të PD-së, Lulzim Bashës që t’i bashkohet kësaj nisme moralisht.

“Dua ta bëj të qartë që procedura për shkarkimin e tij është procedurë për shkarkimin e turpi nga kurrizi i shqiptarëve duke ia referuar këtë rast Gjykatës Kushtetutës e cila do të jetë ajo në fund të këtij procesi që do të marrë vendimin përfundimtar. Thirrja për anën e djathtë në këta sallë është thirrja që Shqipëria ka për t’u shkarkuar nga ky turp. Thirrja ime shkon përveç opozitës parlamentare shkon për PD dhe personalisht Lulzim Bashën. Tashmë PD ka në këtë sallë deputetë që garuan në emër të PD më 25 prill. Do të  ishte dinjitoze që opozita e PD-së t’i bashkohej kësaj iniciative moralisht”, ka deklaruar Balla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka reaguar pas zhvillimeve të…