Krasniqi lajmërohet pas arrestimit nga policia: Për veriun 11 milionë euro, për UÇK-në dosje

07 maj 2021 | 16:38

Aktivisti i Partisë Socialdemokrate (PSD), Frashër Krasniqi, është lajmëruar pasi është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Ai në llogarinë e vet në Facebook” ka publikuar një fotografi nga momenti i arrestimit të tij, derisa ka shkruar për pagesën e rrymës në veri dhe UÇK-në.

“Për veriun 11 milionë. Për UÇK-në dosje, e për kundërshtarët politikë arrestime brutale. Qeveri e pabarazisë dhe autoritarizmit”, ka shkruar Krasniqi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
08.05.2021 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Prishtinë 1.…