Moti me diell sot në Kosovë

09 maj 2021 | 08:06

Dita e diele do të shoqërohet me mot kryesisht me diell dhe relativisht e qetë. Kështu ka bërë me dije Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

“Në vlerat e temperaturave minimale do të kemi rënie, derisa ato maksimalet do të shënojnë rritje. Kushtet biometeorologjike do të jenë të mira, përjashtuar kontaktit direkt të rrezeve të diellit, për shkak të vlerave të larta të indeksit UV. Temperaturat minimale do të zbresin deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të arrijnë deri 23 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-5 m/s”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një top i zjarrtë i mistershëm është parë së fundmi…