Harrojeni plazhin këtë fundjavë!

10 maj 2021 | 12:29

Metorologu Akil Osmani nga MeteoAlb në një lidhje të drejtpërdrejtë me RTV Ora për emisionin Ditë e Re me moderator Ariola Shehu dhe Arion Muça na ka njohur me motin për ditën e sotme dhe në vazhdim.

Sipas MeteoAlb  temperaturat këtë javë do të pësojnë një zbritje të lehtë, ndërsa do të kemi prezencë të reshjeve lokale pothuajse në të gjithë territorin.

Edhe fundjava paraqitet e paqëndrueshme.

“Kjo javë nis me mot të kthjellët duke bërë që gjatë ditës së sotme dhe  paraditja e ditës së nesërme të jenë nën mbizotërimin e motit  të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit shqiptar. Në orët e pasdites së ditës së martë do të kemi dhe ardhje të vranësirave të cilat do të krijojnë mundësi për reshje të pakta dhe të izoluara dhe këto reshje do të jenë kryesisht në zonat lindore të vendit tonë.

Duke filluar nga dita e mërkurë dhe në vijim pritet që të kemi prezencë të dukshme të reshjeve në territorin shqiptar, kjo gjatë orëve të pasdites por që do të jenë reshje kryesisht të karakterit lokal dhe reshje të izoluara.

Pritet që edhe gjatë fundjavës të jenë prezente këto reshje në territorin shqiptar.

Përsa i përket vlerave termike gjatë ditës së sotme minimumet në zonat malore janë shënuar në vlerat 11 gradë celcius, ndërsa maksimumet në ultësirën perëndimore pritet të shkojnë edhe  30 gradë celcius.

Nga dita në ditë pritet që këto vlera termike të pësojnë një rënie graduale duke bërë që vlerat minimale në zonat malore të zbresin edhe në 6 gradë celcius, ndërsa maksimumet të shkojnë jo më shumë se 25 gradë celsius gjatë kësaj jave.

Fundjava paraqitet me mot të paqëndrueshëm ku dita e shtunë më së shumti pritet të ketë prezencë të vranësirave më të dukshme, duke bërë që të kemi dhe reshje shiu në territorin shqiptar, ndërsa dita e diele sjell një përmirësim të lehtë të kushteve të motit, por që reshje lokale dhe të pakta do të jenë prezentë në vendin tonë. Kështu temperaturat do të vijojnë të kenë rënie duke bërë që të kemi një mot të freskët gjatë fundjavës me vlera minimale në zonat malore 6-7 gradë celsius, ndërsa maksimalet në zonat malore nuk pritet të shkojnë më shumë se 18 gradë.

Në ultësirën perëndimore vlerat minimale luhaten në 10-11 gradë, ndërsa maksimumet në zonat perëndimore pritet të jenë 24-25 gradë.

Kjo fundjavë, ndryshe nga dy fundjavat e tjera do të jetë me mot më të freskët.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me pjesëmarrjen në pelegrinazhin vjetor të haxhit në Mekë të…