Mbi 1 400 migrantë arrijnë në jug të Italisë

10 maj 2021 | 12:45

Pesëmbëdhjetë anije të mbushura me mijëra migrantë zbarkuan në ishullin jugor italian të Lampedusa. Më shumë se 1 400 njerëz zbritën nga anijet në ishullin Mesdhe, një nga pikat kryesore për emigrantët e paligjshëm që përpiqen të hyjnë në Evropë.

Autoritetet kanë deklaruar se numri i tyre mund të rritet gjatë ditëve në vijim për shkak edhe të përmirësimit të motit. Rreth 11 000 migrantë kanë zbarkuar në ishull që nga fillimi i vitit. Kjo është mbi shifrën e vitit të kaluar prej 4 105 për të njëjtën periudhë, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Numri i përgjithshëm është ende poshtë nga 2015, kur qindra mijëra migrantë bënë kalimin e rrezikshëm të detit për në Evropë, shumë prej tyre duke ikur nga varfëria dhe konfliktet në Afrikë dhe Lindjen e Mesme.

Por çështja ende ndan ashpër qeveritë evropiane dhe ka nxitur ndjenjat anti-emigrim në të gjithë kontinentin. Matteo Salvini, kreu i partisë së ekstremit të djathtë i bëri thirrje Kryeministrit Mario Draghi të merret me këtë çështje.

Me miliona italianë që përballen me vështirësi, ne nuk mund të kujdesemi për mijëra migrantë të paligjshëm,” shkroi ai në Twitter.

Të gjithë migrantët janë zhvendosur në të ashtuquajturën “pika e nxehtë”, qendra e migrantëve në ishull.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Byroja Kosovare e Sigurimeve (BKS) është duke bërë përpjekje që…