Të mërkurën vijnë në Kosovë edhe 38 mijë e 400 vaksina kundër Covidit

10 maj 2021 | 13:36

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka bërë me dije se të mërkurën do të pranojë edhe 38 mijë e 400 doza të tjera të vaksinës kundër Covidit, në kuadër të aleancës “COVAX”.

“Rrjedhimisht deri më tani duke llogaritur edhe 24 000 dozat që kemi pranuar javë më parë në total kemi 62 400 doza. Këto doza do të arrijnë në Kosovë të mërkurën paradite.

Me pranimin e këtyre dozave të vaksinës kundër Covid-19, do të vijohet më tej me vaksinimin e kategorive të parapara sipas Planit shtetëror të vaksinimit kundër Covid-19”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga viti i ardhshëm Ministria e Mbrojtjes do të këtë…