BIK-u vjen me një njoftim të rëndësishëm në prag të festës së Fitër Bajramit

10 maj 2021 | 14:10

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) ka njoftuar opinionin publik se muaji i madhëruar i Ramazanit përfundon të mërkurën, më 12 maj 2021, ndërsa dita e parë e festës së Fitër  Bajramit është  ditën e enjte, më 13 maj 2021.

Me këtë rast, BIK-u ka njoftuar se për shkak të situatës pandemike nuk do të ketë manifestim tradicional të festimit të Fitër Bajramit.

“Për shkak të gjendjes pandemike në xhamitë e vendit nuk do të ketë manifestim tradicional, madje edhe namazi i sabahut do të falet nëpër shtëpi, e në xhamia do të falet vetëm namazi i Fitër Bajramit. Falja e namazit t ë Fitër  Bajramit do të bëhet në orën  05:53  ndërsa . Xhamitë do të hapen vetëm  15 min para faljes së namazit të Bajramit. Kërkohet nga besimtarët që gjatë  faljes së namazit të Fitër Bajramit të ruajnë distancën fizike dhe të respektojnë masat anti-Covid”, ka njoftuar BIK-u.

Sipas këtij njoftimi, hytben e Fitër Bajramit në xhaminë e madhe në Prishtinë do ta mbajë myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, i cili do t’u drejtohet opinionit të gjerë me një mesazh të shkurtë  për këtë festë.

“Po ashtu për shkak të gjendjes pandemike, myftiu i Kosovës nuk do të organizojë pritjen tradicionale të festës së Fitër Bajramit.  Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Fitër Bajramit, duke e lutur Zotin që t’i ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe ibadetet tona. Me fat festa e Fitër Bajramit!”, ka njoftuar BIK-u.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare vazhdon të tregojë një formë në…