Tuchel: Do ta mposhtin Cityn në finale të Ligës së Kampionëve

10 maj 2021 | 14:23

Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel është optimist se mund ta mposhtë Manchester Cityn në finalen e Ligës së Kampionëve.

Tuchel e ka mposhtur Pep Guardiolën në dy përballjet e fundit brenda një muaji, në gjysmëfinalen e Kupës FA në 17 prill dhe më 8 maj në kampionat.

“Çfarë paraqitjeje në pjesën e dytë. Ishte një pjesë e parë pak a shumë e ekuilibruar, por ne për pak sa nuk e humbëm ndeshjen në 5 minutat e fundit. Nëse ata do të kishin shënuar atë penallti, ndeshja do të kishte përfunduar me 2-0. Ne merituam të fitojmë në pjesën e dytë. Nëse do të fitosh 3 pikë në ‘Etihad’, sigurisht që duhet të kesh edhe fat edhe në vendimet e arbitrit. Është një fitore që na jep besim për finalen, por ky rezultat nuk do ta vendosë atë. Finalja është një ndeshje unike dhe nuk e parashikon dot se çfarë do të ndodhë. Duhet të jemi të mirë përgatitur. Do të bëjmë disa ndryshime sërish, ata gjithashtu, por ne do të mbërrijmë atje duke ditur se jemi të aftë për ta mundur Cityn. Kjo është ndjesia që kemi tani dhe nuk do të ndryshojë deri në Stamboll”, ka thënë Tuchel.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja Beatrix Ramosaj është shfaqur tepër seksi në fotot e…