Krasniqi ftohet nga Malajzia

10 maj 2021 | 15:04

Futbollisti nga Kosova, Liridon Krasniqi do ta përfaqësojë shtetin aziatik në kualifikimet e Botërorit 2022.

Ish-përfaqësuesi i Kosovës ftohet për herë të parë tek Malajzia, derisa paraprakisht kishte luajtur për “Dardanët”. Selektori Tan Cheng Hoe e ka zbuluar listën e 25 futbollistëve të cilët do të jenë pjesë e ekipit për tri ndeshjet e mbetura të raundit të dytë kualifikues për Botërorin 2022, regjioni i Azisë. Dhe, në mesin e tyre shihet edhe emri i Krasniqit.

Aktualisht, futbollisti shtatlartë është pjesë e ekipit Newcastle Jets në kampionatin australian. Malajzia do të përballen me Emiratet e Bashkuara Arabe më 3 qershor, me Vietnamin më 11 dhe me Tajlandën më 15 qershor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Televizioni publik gjerman ARD, në edicionin “Weltspiegel” (Pasqyra e botës),…