Gastronomët paralajmërojnë protesta të “ashpra” nëse nuk zgjatet orari i punës

10 maj 2021 | 15:07

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi, ka paralajmëruar protesta, siç ka thënë ai të ashpra nëse nuk zgjatet orari i punës për sektorin e gastronomisë.

Ai ka thënë se nuk do t’i nënshtrohen asnjë qeverie në raport me kërkesat e gastronomëve. Në këtë kontekst, Kllokoqi ka thënë se nuk do të përkrahin asnjë vendim që merret ad-hoc për sektorin e gastronomisë. “Ne nuk do t’i nënshtrohemi asnjë qeverie.

Një gjë është e qartë që të gjithë gastronomët kanë bindje të ndryshme politike, mirëpo e kanë interesin e njëjtë, dhe kur preket interesi ynë atëherë ne duhet t’i provojmë të gjitha rrugët demokratike të cilat na takojnë.

Kuptohet nuk i shmangemi edhe protestës edhe daljes në rrugë. Po shpresojmë të arrijmë në bisedime, mirëpo nëse nuk do të gjejmë një rrugë të përbashkët, s’na mbetet tjetër vetëm protesta. Ne jemi duke biseduar për hapjen e klubeve të natës dhe sallave të dasmave. Kuptohet që këto nuk mund të mbahen ditën dhe orari i punës duhet të zgjatet dhe të hiqet ora policore totalisht”, është ka thënë Kllokoqi për “EO”. Më tutje, ai bërë me dije se qeveria ende nuk ua ka paguar subvencionimin e pagës dhe qirasë, një gjë e tillë nuk ka ndodhur ende.

“Kur ke mbyllja 12 ditore nga qeveria na është premtuar që të na subvencionohen me paga dhe me qira në fund të muajit prill dhe në fillim të muajit maj dhe tash jemi në 10 maj dhe nuk ka asnjë koment prej qeverisë. Kuptohet që kjo është ndër pakënaqësitë tona. Kemi pasur takime të njëpasnjëshme me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, ku u dakorduam për masat e reja që nëse i respektojmë ne dhe ka ulje të numrave, atëherë duhet të bisedojmë për rritjen e orarit ose do të shkojnë duke u lehtësuar masat”.

Kjo nuk ndodhi dhe në formë arbitrare ata morën vendim pa diskutim me neve ku na anashkaluan”, është shprehur Kllokoqi, duke shtuar se në bazë të dhënave të tyre janë rreth 10 mijë vende të punës që janë “shuar” për shkak të pandemisë. “Ne gjithmonë jemi hallexhi, i takojmë botës së biznesit. Ne nuk jemi për protesta, por nëse marrin vendime arbitrare pa konsultë me neve, kuptohet që dalim protesta”, ka thënë Kllokoqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti nga Kosova, Liridon Krasniqi do ta përfaqësojë shtetin aziatik…