202 të shëruar nga Covidi në 24 orët e fundit  

10 maj 2021 | 15:20

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e funti janë shëruar 202 pacientë nga Covidi.

Sipas raportit të fundit të IKShPK-së, gjatë kësaj periudhe kohore janë raportuar dy raste të vdekjes dhe 47 raste të reja.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.183 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 47 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 2 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 1 rast (74 vjeç), Rahovec 1 rast (53 vjeç).  Numri total i rasteve pozitive është 106.489 raste nga 556.365 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.210 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 202 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 97.877 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.402”, ka njoftuar instituti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Komisionit të Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen,…