Vardari për herë të dytë në histori të saj bie në Ligën të dytë

10 maj 2021 | 15:36

Me humbjen e djeshme kundër Struga Trim Lum, klubi i Futbollit “Vardari” dhe zyrtarisht sezonin e ardhshëm do të garojë në Ligën e Dytë – Perëndim.

Nuk kanë munguar provokimet nga rivalët e përbetuar. Grupi i tifozëve “Ballistët” kanë organizuar një pritje për autobusin e Vardarit që kthehej nga Struga dhe me piroteknikë dhe transparentë kanë “uruar” Vardarin për rënien në Ligën e Dytë.

Kanë reaguar “Komitët”. Ata përmes një postimi në “Facebook” thonë e gjënë e vetme që e kanë bërë ‘Ballistët” nga viti 2019 e këndej nuk ka qenë për të nderuar Shkëndinë, por Vardarin. “Komitët” pretendojnë se “Ballistët” janë të kompleksuar nga Vardari, duke dërguar mesazhin se “Vardari do të jetojë”

Ndryshe, rënia e Vardarit në kategorinë e dytë, është top-lajm sportiv në mediat e rajonit. Duke shfaqur mosbesim për situatën aktuale në këtë klub, nëpër këto media mund të lexohet se Kampioni i vitit të kaluar dhe pjesëmarrësi në fazën e grupeve të Ligës Europa bie në kategorinë e dytë.

Nuk është hera e parë që Vardari bie në kategorinë e dytë. Në vitin 2011 kjo skuadër nuk arriti ta ruajë statusin për të garuar në Ligën e Parë, por me fuzionin me skuadrën “Miravci” arriti të shpëtojë.

Jo zyrtarisht ka zëra se e njëjta mund të ndodh edhe këtë vit, me fuzionimin me ekipin Skopje që javën e kaluar u promovuar si Kampion në Ligën e Dytë – Perëndim dhe nga sezoni i ardhshëm do të garojë në Ligën e Parë. /tetova1-KlanMacedonia

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se…