Të shtënat në Zubin Potok, Latifi: Siç duket gjithçka paska qenë çështje tute

10 maj 2021 | 16:19

Profesori Blerim Latifi ka ironizuar me zhvillimet e fundit lidhur me të shtënat me armë që u dëgjuan dje në Zubin Potok.

Latifi ka thënë se “siç duket gjithçka paska qenë çështje tute”, meqenëse policia ka njoftuar të hënën se s’ka gjetur gëzhoja e as prova të tjera lidhur me këtë rast

“Policia nuk paska gjetur asnjë provë materiale për atë që dje u quajt sulm me kallashnikov ndaj një grupi badihavxhinjsh që kishin dalë me u relaksu në malet e Zubin Potokut. Asnjë gëzhojë plumbi e as gjurmë të tjera. Siç duket gjithçka paska qenë çështje tute. Tuta prodhon efekte halucinante në trurin e njeriut. Të bën të dëgjosh krisma armësh, aty ku realisht mund të jetë duke u zhvilluar ndonjë lojë fëmijësh, ose të shikosh figura njerëzish në ndonjë grumbull ferrash”, ka shkruar Latifi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka kritikuar Ministrinë e Shëndetësisë…