Të mërkurën finalja e Kupës, Dukagjini – Llapi

10 maj 2021 | 17:25

Dukagjini nga Liga e Parë dhe Llapi nga Superliga do të përballen në kuadër të finales së Kupës së Kosovës në futboll.

Dukagjini ka arritur në finale duke mposhtur në çerekfinale skuadrën e Superligës, Drenicën. Në gjysmëfinale skuadra e Armend Dallkut mposhti Istogun, ndërsa Llapi në çerekfinale eliminoi Trepçën ’89 dhe në gjysmëfinale arriti ta eliminojë Prishtinën.

Ndeshja zhvillohet më 12 maj 2021 në orën 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në gjithë Evropën është sfiduese që të keni gjithmonë pranë…