Anglia raporton 0 vdekje nga Covid-19

10 maj 2021 | 19:52

Për herë të parë që nga korriku i vitit të kaluar më Angli nuk është regjistruar asnjë vdekje si pasojë e Covid-19.

Mediat e huaja bëjnë me dije se asnjë vdekje nuk është regjistruar po ashtu edhe në Skoci e Irlandën e Veriut të hënën. Kurse në Uells u raportuan të paktën katër humbje jete.

Edhe pse shifrat janë gjithnjë të ulëta pas fundjavës, mediat raportojnë se të dhënat sugjerojnë që kombinimi i karantinës me vaksinat kanë dhënë efektin e dëshiruar duke e ulur numrin e të vdekurve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bardhyl Meta, ka uruar…