Mori gabimisht 6 doza të vaksinës COVID në një goditje të vetme: Mjekët nuk e dinë çfarë do të ndodhë me mua

10 maj 2021 | 19:59

Një gabim njerëzor në Itali bëri që një 23 vjeçare të merrte menjëherë 6 doza të vaksinës së kompanisë Pfizer.

E reja është shtruar në spitalin Noa në Massa Carrara dhe po mbahet në kontroll të rreptë nga mjekët. “Kam frikë dhe më dhemb krahu. Mjekët nuk e dinë se çfarë pasojash do të kem. Nuk do të bëj denoncime penale, por mund të hap padi ndaj spitalit”, shprehet vajza.

Nga sa raportohet vajza 23 vjeçare mori vaksinën në spital dhe më pas shkoi në shtëpi. Por, pas disa orësh vaksinuesit kishin konstatuar se asaj i ishte bërë një shishe e tërë vaksine që korrespondon me 6 doza të Pfizer.

Menjëherë mjekët e morën në telefon dhe duke qenë se ishte një rast i pa hasur më parë vendosën që ta shtrojnë në spital për ta mbajtur në kontroll. Fatmirësisht deri tani, 23-vjeçarja nuk ka shfaqur asnjë simptomë apo alergji.

“Fola me mamanë time dhe ramë dakord që nuk do të bëj asnjë kallëzim penal. Këto janë gjëra që mund të ndodhin, të gjithë gabojnë, nuk ishte me dashje. E lexova në sytë e infermieres që më bëri injeksionin. Unë jam mjaft mirë, por kam dhimbje dhe mjekët nuk mund të më thonë se çfarë mund të ndodhë”, tha 23-vjeçarja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për herë të parë që nga korriku i vitit të…