Hoxhaj ngushëllon për vdekjen e profesor Sadri Fetiut: Ishte profesionist shembull dhe mik i besës e fjalës

10 maj 2021 | 22:56

Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-drejtorit të Institutit Albanologjik të Prishtinës, Prof. Dr. Sadri Fetiu.

Në një postim në Facebook, Hoxhaj ka shkruar se profesor Fetiu ishte profesionist shembull, i cili asnjëherë nuk e ndau shqiptarizmin nga puna e tij.

Postimi i plotë i Hoxhajt:

Me pikëllim të madh mora lajmin për vdekjen e mikut dhe vendasit tim, Prof. Dr. Sadri Fetiut, ish-drejtorit të Insitutit Albanologjik të Prishtinës. Profesor Sadriu ishte edhe intelektual edhe patriot. Në një jetë kushtuar dijes, asnjëherë nuk ndau shqiptarizmin nga puna e tij. Ata që kanë pasur fatin ta njohin, e dinë se ai ishte një profesionist shembull, familjar i dashur dhe mik i besës e fjalës. Ngushëllimet më të thella familjes, miqve, kolegëve dhe të gjithë Kosovës për këtë humbje të madhe.

Pusho në paqe, profesor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aksident komunikacioni ka ndodhur sonte në rrugën “Agim Ramadani”…