Para ballafaqimit me Vuçiqin, Kurti planifikon t’i ftojë në takim liderët e partive

11 maj 2021 | 13:38

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke planifikuar se para të shkojë në dialog me Serbinë, të takohet edhe me përfaqësuesit e partive e opozitës.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thënë se Albin Kurti do të bisedojë me opozitën për çështje të interesit kombëtar.

Më tutje, ai ka thënë se qëllimi në rinisjen e dialogut është që Kosova dhe Serbia duhet të jenë palë të barabartë në tryezën e dialogut.

Sipas zëdhënësit të qeverisë, takimi i Kurtit me opozitën pritet të realizohet gjatë këtij muaji.

“Presim që takimet me opozitën të realizohen gjatë këtij muaji. Duhet të palët të jenë të barabarta në tryezën e dialogut, ku Kosova është palë e dialogut dhe jo temë, siç ka qenë deri tani. Dialogu duhet të jetë në shërbim të dy popujve, jo politikanëve”, citohet të ketë thënë ai për “Euronews Albania”.

Albin Kurti, shef i qeverisë ka refuzuar që të takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiqin në Bruksel, derisa, Josep Borell sot ka bërë të ditur se Kurti kishte kërkuar më shumë kohë që të  përgatitet për bisedime.

Takimi i Kurtit me Vuçiqin sipas Borellit ishte caktuar të ndodhte sot, megjithatë, shefi i ekzekutivit kosovar kishte thënë se do të marrë pjesë vetëm në tryezën që do të organizohet e ku marrin pjesë të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor.

“Unë nuk mund të marr pjesë në takim për të cilin nuk e kam konfirmuar paraprakisht pjesëmarrjen, ajo që mund të ju konfirmoj është që do të vij në Bruksel për një drekë ose darkë pune të organizuar nga Komisionari Borrell, nga mesi i muajit maj, ku do të bëjnë pjesë liderët e Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tashmë kanë filluar të zyrtarizohen kandidaturat për kryetar komune për…