Nagavci shpalos prioritetet e Ministrisë së Arsimit

11 maj 2021 | 14:32

Ministrja  e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Arbërie Nagavci, ka marrë pjesë në debatin e organizuar të martën nga Lëvizja FOL.

Në këtë debat, Nagavci ka thënë se prioritet i tyre në këtë fazë është menaxhimi i situatës së shkaktuar nga pandemia, duke analizuar pasojat për një periudhë afatgjate.

Më tutje, ajo ka thënë se MAShTI synon gjithëpërfshirjen, digjitalizimin, dhe rritjen e cilësisë së arsimit

“Prioritete tona do t’i përmendja që nga menaxhimi i situatës me pandeminë. Duhet të jemi të vëmendshëm me pasojat që do të lë pandemia në afat më të gjatë. Tani kemi filluar me mësimin plotësuese. Në përgjithësi kemi pesë qëllime strategjike duke filluar prej arsimit gjithëpërfshirës dhe të digjitalizuar, përshtatjen e shkollave profesionale me tregun e punës e rritjen e cilësisë në arsim”.

“Ne synojmë që të ofrohet një përfshirje e fëmije në shkollimin e hershëm duke ndërtuar çerdhe të reja. Do të bëhet rikualifikimi i mësimdhënëse që do të mbesin pa norma. Kemi planifikuar shujta për nxënës, që të ketë barazi për të gjithë fëmijë. Kemi shqyrtuar largimin e notimit”, ka thënë ajo.

Ndërsa sa i përket arsimit të lartë, Nagavci ka thënë se synojnë të ketë integritet e autonomi të plotë.

“Në arsimin e lartë synojmë një integritet. Do të ndihmojnë në një autonomi të plotë për përmirësimin e cilësisë. Kemi filluar disa procedura që të kemi organe që mundësojnë zhvillimin e inovacionit”, ka thënë ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hansi Flick do të marrë drejtimin e përfaqësueses gjermane. Puna…