Përkujtohen tre dëshmorë të Kamenicës

11 maj 2021 | 14:44

Në 22-vjetorin e rënies për liri, të enjten janë përkujtuar dhe nderuar  dëshmorët, Asllan Thaqi, Ismajl Ismajli dhe Selver e Emin Kryeziu.

Nënkryetari i Komunës së Kamenicës, Faton Jakupi, së bashku me një pjesë të stafit komunal si dhe kryetari i OVLUÇK-së, dega në Kamenicë, Milaim Limani, kanë bërë  homazhe tek lapidari i Asllan Thaqit në Karaçevë, Ismajl Ismajlit në Kopernicë dhe Selver e Emin Kryeziu në Roganë.

Me këtë rast, Jakupi ka thënë se kanë nderuar ata që dhanë jetën për liri, dhe si të tillë do t’i kujtojnë gjithmonë.

“Në përvjetorin e 22-të të tyre sot nderuam Ismajl Ismajlin, Selver e Emin Kryeziun dhe Asllan Thaqin. Veprat e tyre për lirinë e Kosovës, janë të paharrueshme. Do t’i kujtojmë gjithmonë me nder e krenari”, ka thënë Jakupi.

Ndërsa kryetari i OVLUÇK-së, Dega në Kamenicë, Milaim Limani, është shprehur mirënjohës për veprën e secilit dëshmor, “ku sot falë veprave të tyre gëzojmë liri të plotë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e dashur për publikun, Anxhela Peristeri, do të përfaqësojë…