Qytetarët po vjedhin ujin edhe në gypin që e furnizon QKUK-në

12 maj 2021 | 10:52

Drejtor i Investimeve Kapitale në komunën e Prishtinës, Gëzim Mehmeti ka bërë të ditur se gjatë punimeve në rrugën “Muharrem Fejza” kanë hasur në kyqje ilegale në rrjetin e furnizimit me ujë.

Ai tha se qytetarët po furnizohen me ujë ilegalisht edhe përmes gypit që e furnizon Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Gjatë punimeve në rrugën “Muharrem Fejza” po hasin në kyqje ilegale në rrjetin e furnizimit me ujë, këto kyqje të shumta të pa evidentuara po i veshtersojnë punimet.

Dyshohet së kyqjet janë bërë pa leje, ilegale, përveq  në gypin që i furnizon qytetarët, kyqjet janë realizuar edhe në gypin që e furnizon Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (furnizimi ka karakter emergjent)”, tha Mehmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arif Molliqi   Të premten kur u ktheva në shtëpi…