Kurti: Historia e kombit tonë përbëhet nga dëshmorët

12 maj 2021 | 13:58

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka bërë sot homazhe te varri i heroit Agron Rrahmani.

Duke vlerësuar lart figurën e tij, kryeministri Kurti tha se Agron Rrahmani bashkë me Bahri Fazliun, sikurse edhe më herët Afrim Zhitia e Fahri Faziliu, ishin luftëtarë çlirimtarë të cilët ranë në betejë të drejtpërdrejtë me forcat armike, e që paraprakisht ishin veprimtarë politikë, ndërkaq sot janë dëshmorë të kombit.

“Agroni, sikurse edhe të gjithë shokët e tij nuk e duronin padrejtësinë, pabarazinë, shtypjen, shfrytëzimin dhe u angazhuan tërë jetën e tyre për çlirimin e vendit dhe bashkimin e kombit”, ka kryeministri Kurti, duke shtuar se historia e kombit tonë përbëhet nga dëshmorët, kurse ardhmëria jonë varet nga besnikëria ndaj tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë ditës së premte, në Prishtinë është planifikuar të organizohet…