Ndërron jetë trajneri i basketbollit, Bardhyl Mjaku

12 maj 2021 | 14:32

Trajneri i basketbollit, Bardhyl Mjaku është ndarë nga jeta. Kontributi i Mjakut në sport e konkretisht në basketboll ishte i madh.

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu i ka shprehur ngushëllime familjes Mjaku. Fetahu e ka vlesuar Mjakun si një person që ishte shembull për klubin e Kaçanikut, por edhe mbarë qytetin.

Telegram i plotë i kryetarit të FBK-së, Arben Fetahu:

E nderuara familja Mjaku dhe KB Kaçaniku

Në emër të Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe emrin tim personal dëshiroj të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të Bardhyl Mjakut.

Mjaku ishte një punëtorë i palodhshëm, duke dhënë kontribut të madh për sportin kaçanikas, por edhe basketbollin e Kosovës.
Ai nuk ishte vetëm trajner, por një punëtor i madh për basketbollin, duke qenë shembull edhe për të tjerët, e duke bërë krenar Klubin e Basketbollit Kaçaniku, por edhe qytetin.

Bardhyli kishte dhënë kontribut në basketbollin e Kosovës në kohërat më të vështira, e më pas si basketbollist dhe trajner i Kaçanikut.
Ai do të kujtohet gjithmonë si një person i dashur dhe shumë punëtor.

Federata e Basketbollit e Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Mjaku dhe KB Kaçanikun.

Me Respekt
Arben Fetahu
Kryetar

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Infrakos” Sh.a. njofton të gjithë të interesuarit për dhënien e…