![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/05/FB_IMG_1621154589835.jpg)
Rama publikon foto të qendrës së re turistike pranë liqenit të Marinës në Belsh
16 maj 2021
| 10:44
Hapësira e liqenit të Marinës në Belsh është kthyer në një zonë turistike të frekuentuar nga vizitorët pas investimit.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar një të dielë të qetë duke shpërndarë foto nga liqeni i Marinës.
Ai thekson se është pjesë e zinxhirit të qendrave të reja të turizmit të Fondit Shqiptar të Zhvillimit.
“MIRËMËNGJES dhe me këtë pamje të qendrës së re turistike pranë liqenit të Marinës në Belsh, pjesë e zinxhirit të qendrave të reja të turizmit të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, ju uroj një të diel të qetë”, ka shkruar Rama në llogarinë e vet në “Facebook”.