Ali Ahmeti ngre titullin, uron Shkendijën

16 maj 2021 | 20:56

Ali Ahmeti në rrjetin e tij social “Facebook” i ka uruar titullin kampion KF Shkendijës nga Tetova duke u fotografuar bashke me ekipin dhe gjithë skuadren kuq e zi duke ngritur titullin bashke me ta.

lg.php.gifSiç shihet në fotografi prezent ishin edhe shumë zyrtare qeveritar, si Artan Grubi, Teuta Arifi e te tjerë

Ne mesin e tyre padyshim ishte i pranishem edhe i pari i KF Shkendijës Lazim Destani.

Sot është mbyllur zyrtarisht sezoni në futbollin elitar vendor të Maqedonisë. Skuadra e Shkëndijës përpos barazimit me FC Shkupin në Tetovë me 1-1, konfirmoi titullin e katërt kampion në futbollin vendor.

Besart Ibraimi vendos një rekord tjetër në futbollin vendor, ku përpos që është golashënuesi i parë, arriti që të shënojë gol ndaj të gjitha skuadrave elitare.

Në garat evropiane në sezonin tjetër do të jetë edhe FC Shkupi që mban pozitën e dytë, ndërsa befasin më të madhe e përgatiti Struga Trim Lum që u ndal në vendin e tretë dhe poashtu do të garojë në Konferencën e Ligës Evropa.

Në xhiron e fundit, skuadra strugane mundi Sileksin me 1-0 në Kratovë dhe u ndal në vendin e tretë, me 2 pikë epërsi para Makedonija Gjorçe Petrovit që sot mundi Vardarin në transfertë me 2-0.

Në përballjet e tjera, Akademia Pandev mundi Borecin me 3-1, Pelsiteri me 2-0 mundi Bellasicën dhe Renovë u ndal në barazim 1-1 ndaj Rabotniçkit. Nga Liga e Parë do të largohen Bellasica dhe Vardari, ndërsa në garat e balotazhit do të jenë skuadrat e Sileksit dhe Renovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në 22-vjetorin e zhdukjes së intelektualit dhe veprimtarit të shquar…