FC Shkëmbi triumfoi në turnirin për dëshmorin Demush Mavraj

16 maj 2021 | 22:51

FC Shkëmbi është shpallur fitues i turnirit në futboll të vogël, i cili është mbajtur për nderë të 22-vjetorit të rënies heroike të arsimtarit dhe luftëtarit të UÇK-së, Demush Mavraj.

Turniri është mbajtur në Shkollën Fillore “Ismail Qemaili” në Saradran, kurse është hapur nga veteranët e futbollit të këtij regjioni. 14 ekipe morën pjesë, kurse rivaliteti ishte mjaftë i madh.

Në gjysmëfinale ekipi FC Demush Mavraj luajti baras me ekipin e FC Biohit (3-3), ku në penallti doli ekip me i mirë FC Demush Mavraj, i cili u kualifikua në finale. Ndërsa në finale triumfoi FC Shkëmbi me rezultat 4-2. Shpërblimet si zakonisht nuk munguan për portierin më të mirë, lojtarin me të mirë, dhe dy ekipet finaliste.

Organizatorët janë shfaqur të kënaqur me mbarëvajtjen e turnirit tashme tradicional dhe janë zotuar se në secilin përvjetor të rënie heroike të dëshmorit Demush Mavraj do të organizohet ky turnir. Në vitet e ardhshme pritet që ky turnir të ketë një organizim edhe me të madh.

Nesër turniri për dëshmorin Demush Mavraj

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Alon Ben-Meir, profesor në Universitetin e Johns Hopkins në ShBA,…