Izraeli vazhdon sulmet ajrore në Gaza

17 maj 2021 | 10:39

Izraeli ka vazhduar edhe të hënën në mëngjes fushatën e sulmeve ajrore në qytetin e Gazës, pavarësisht thirrjeve për t’i dhënë fund luftës.

Aeroplanët luftarakë izraelitë ndërmorrën 80 sulme ajrore në disa zona të qytetit të Gazës, menjëherë pasi militantët e Hamasit hapën një breshëri raketash në Izraelin jugor.

Përmes një deklarate, Forca e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) tha se “avionët luftarakë po godasin objektivat e terroristëve në Rripin e Gazës”.

Ushtria ka njoftuar se ka shkatërruar 15 kilometra tunele të militantëve si dhe shtëpitë e nëntë komandantëve të pretenduar të Hamasit.

Një ndërtesë trekatëshe në Gaza është dëmtuar rëndë, por banorët thanë se ushtria izraelite i paralajmëroi ata 10 minuta para sulmit, dhe të gjithë u evakuuan. Sulmet e fundit ajrore, kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë dhe kanë dëmtuar qindra ndërtesa.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka thënë se sulmet do të vazhdojnë me “forcë të plotë” dhe do të “marrin kohë”.

Zyrtarët palestinezë në Gaza thonë se e diela ishte dita më vdekjeprurëse që nga fillimi i luftimeve me Izraelin.

Nga sulmet ajrore izraelite janë vrarë më shumë se 40 njerëz, thanë zyrtarët. Ushtria e Izraelit thotë se ka shënjestruar udhëheqësit dhe infrastrukturën e lidhur me Hamasin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova dhe Shqipëria janë dy shtetet, qytetarët e të cilave…