Vdes fëmija që u aksidentua në Pejë para tri javësh

17 maj 2021 | 10:56

Një fëmijë ka vdekur si pasojë e lëndimeve të rënda të marra nga një aksident trafiku që ka ndodhur më datë 27 prill në Pejë.

Viktima që nga ajo kohë ka qenë në trajtim në Qendren Klinike dhe Universitare, por që nuk ka mundur që t’i përballojë plagët e marra.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Rr. Rexhë Avdija, Pejë, 27.04.2021-17:00.Me 16.05.2021 lidhur me rastin viktima femër kosovare (fëmijë) e cila ishte duke u trajtuar në QKUK me dt.16.05.2021 ka vdekur. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin për media.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KEDS po vazhdon të investojë fuqishëm në shtrirjen e rrjetit…