Meta niset drejt Sllovenisë

17 maj 2021 | 11:48

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, është nisur në një vizitë zyrtare drejt Sllovenisë, për të marrë pjesë në përvjetorin e 10-të të takimit të udhëheqësve të Procesit të Brdo-Brijunit, që do të mbahet në Qendrën e Kongresit të Brdos në Kranj.

Në këtë takim do të jenë të pranishëm edhe presidentët e vendeve të rajonit.

Meta do të mbajë një fjalim gjatë këtij Samiti, si dhe do të zhvillojë takime zyrtare dypalëshe me homologët pjesëmarrës në këtë Proces shumë të rëndësishëm për bashkëpunimin rajonal.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Portieri i Liverpoolit, Alisson ia kushtoi babait të tij të…