Meta: Takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor dëshmon mbështetjen për bashkëpunimin rajonal

17 maj 2021 | 13:22

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka marrë pjesë të hënën në takimin e 10-të të procesit Brdo-Brijuni me pjesëmarrjen e presidentëve të shteteve të rajonit duke përfshirë presidentët e Sllovenisë dhe Kroacisë, të cilët janë nikoqirë të takimit.

Meta ka thënë se ky takim dëshmon se i japim një mbështetje më të fortë dhe më shumë solidaritet bashkëpunimit rajonal për çështjet që i presin, shkruan “Epoka e re”.

“Ky takim i rëndësishëm sot i udhëheqësve të procesit të Brdo-Brijunit dëshmon se i japim një mbështetje më të fortë dhe më shumë solidaritet bashkëpunimit rajonal për të konsoliduar paqen dhe përshpejtuar integrimin e të gjithë Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian”, ka shkruar Meta në llogarinë e vet në “Facebook”.

Pjesë e këtij takimi ishte edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy tonë e 200 kg kokainë janë sekuestruar në Kosovë.…