Sot mbërrijnë 12 mijë e 870 doza të vaksinës ‘Pfizer’ në Shqipëri

17 maj 2021 | 15:00

Ministrja e Shëndetësisë së Shqipërisë, Ogerta Manastirliu nga Qendra e re Shëndetësore e rindërtuar në Synej të Kavajës, ka njoftuar se sot do të mbërrijnë edhe 12 mijë e 870 doza të vaksinës ‘Pfizer’.

“Sot presim sërish doza të vaksinave ‘Pfizer’, nëpërmjet kontratës sonë me ‘Pfizer’, gjithashtu edhe kontratës pjesë e mbështetjes së Bashkimit Evropian do të mbërrijnë sot në vend 12 870 doza të vaksinës ‘Pfizer’. Ato do të shpërndahen menjëherë në të gjithë territorin për të vijuar qoftë me vaksinimin e kategorive të planifikuara, qoftë me rivaksinimin, me dozat e dyta me këtë vaksinë”, ka bërë me dije Manastirliu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AKR-së, deputeti, Behgjet Pacolli ka takuar në Ankara…