Veseli e Haradinaj takohen me shefen e re të UNDP-së

04 maj 2018 | 12:21

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, dhe kryeministri Ramush Haradinaj, kanë pritur në takime të veçanta shefen e re të UNDP-së në Kosovë, Ulrika Richardson.

Duke e uruar Richardsonit për detyrën e re në krye të Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, kryeparlamentari Veseli ka vlerësuar lart kontributin e UNDP-së në avancimin e shumë proceseve demokratike në Kosovë.

Veseli ka shprehur përkushtimin për të vazhduar bashkëpunimin midis Kuvendit të Kosovës dhe UNDP-së, bazuar në një përvojë të frytshme dhe me rëndësi të madhe për legjislativin e vendit.

Ndërkaq, udhëheqja e re e UNDP-së në Kosovë, Ulrika Richardson, bashkëpunimin e deritashëm me Kuvendin e konsideroi të shkëlqyer, ndërsa ka theksuar përkushtimin për të vazhduar mbështetjen edhe në të ardhmen.

Edhe kryeministri Ramush Haradinaj e ka uruar për detyrën e re, Ulrika Richardson, duke e njoftuar atë për prioritetet qeverisëse si dhe për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet Qeverisë dhe UNDP-së.

Fotografia e Ramush Haradinaj

Kryeministri Haradinaj u zotua që ky bashkëpunim me UNDP-në do të vazhdojë edhe në të ardhmen për realizimin e projekteve në vazhdim ku do të jenë të përfshira të gjitha ministritë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në shënimin e 10-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike Gjermani-Kosovë, me  moton…