Të dielën përkujtohet heroi Luan Haradinaj

04 maj 2018 | 12:29

Më 6 maj, në 21-vjetorin e rënies, përkujtohet heroi i kombit gjeneralmajor Luan Haradinaj.

Në orën 11:00 (6 maj) do të bëhen homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan, kurse në orën 11:30 do të bëhen homazhe te shtatorja e heroit Luan Haradinaj në Deçan.

Luan Haradinaj ka rënë dëshmor në njërën prej betejave të para të UÇK-së kundër forcave pushtuese serbe, më 6 maj të vitit 1997, në kufirin shqiptaro-shqiptar.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, dhe kryeministri Ramush…