Gazetari hulumtues Artan Hoxha: Kokaina që u zu në Kosovë ka pastërti 92%, do të shkonte në Gjermani

17 maj 2021 | 21:46

Gazetari hulumtues nga Shqipëria, Artan Hoxha ka folur për rastin e konfiskimit të sasisë së madhe të drogës në Lipjan.

Hoxha në “Debat Plus” thotë se droga e konfiskuar në Lipjan është e pastërtisë gati sa kristali.

“Kjo drogë e kalon pastërtinë e 92%, që është ndër pastërtitë më të mëdha të kokainës. Nuk do të ishte e mundur që ajo sasi të hidhej në treg ashtu. Pra nëse janë konfiskuar 400 kg kokainë të tillë, në treg do të hidhej trefishi i saj”, u shpreh ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se sonte kanë…