Deliu-Kodra e quan të dëshirave programin e Qeverisë Kurti

19 maj 2021 | 11:40

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se programi i Qeverisë Kurti është më shumë i dëshirave, sesa i qeverisjes.

“Po e shoh që kryeministri s’qenka sot këtu. Ai do të duhej që të ishte sot, sepse kështu jemi dakorduar në seancë”.

“Programi qeverisës që na e ka sjellë qeveria me 55 ditë vonesë, s’ka as afate kohore, është më shumë program dëshirash i kalkuluar me votë elektorale. E keni filluar mbrapshtë qeverisjen duke shantazhuar opozitën duke propozuar Ligjin për zgjedhje me shkelje, e çuditërisht nuk e pashë askund që në planin legjislativ është reforma zgjedhore”,  ka thënë ajo në seancën e Kuvendit ku është duke u diskutuar për programimin qeverisës të Qeverisë Kurti.

Deliu-Kodra ka thënë se forma se si Qeveria Kurti është marrë me pandeminë, tregon vet qasjen e saj karshi qytetarëve.

“Vet forma se si Qeveria Kurti është marrë me pandeminë tregon se si i trajton qytetarët ajo. Qeveria fatin e qytetarëve e ka lënë tërësisht në fatin e donatorëve të jashtëm. Po hyjmë në muajin e gjashtë teksa vetëm 2.5 për qind e qytetarëve janë vaksinuar”, është shprehur Deliu-Kodra.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Izraeli dhe grupet militante palestineze në Gaza shkëmbyen përsëri zjarr…