Diplomacia e Kosovës në hall me ofensivën e shkarkimeve, Osmani shkarkon Beqë Cufajn
19 maj 2021
| 20:43
Presidentja Vjosa Osmani ka liruar nga detyra Ambasadorin e Misionit Diplomatik të Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj.
Në dekretin e siguruar nga Gazeta Express thuhet se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ngarkohet që të ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij Dekreti.