Zv/ministri i jashtëm: Lirohen nga detyra 12 ambasadorët e emëruar politikisht
19 maj 2021
| 20:50
Nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës kanë bërë të ditur se janë liruar nga pozita të gjithë ambasadorët që janë emëruar politikisht.
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, për klankosova.tv ka deklaruar se janë liruar 12 ambasadorë.
“Po, janë liruar ambasadorët me çelës politikë, janë 12 të tillë”, ka thënë Ahmeti.