I jepet lamtumira e fundit policit Malsor Dashi

04 maj 2018 | 16:53

Të premten i është dhënë lamtumira e fundit policit Malsor Dashi, i cili ka humbur jetën në një aksident në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit, pasi vetura me të cilën udhëtonte ishte rrokullisur në afërsi të lumit Lepenc.

Në ceremoninë e varrimit të policit Malosr Dashi kanë marrë pjesë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, kryetari i Kaçanikut, Besim Elazi, deputetë të Kuvendit të Kosovës, policë, familjarë të Malsorit dhe qytetarë të shumë.

Malsor Dashi kishte pësuar aksident së bashku me Armend Trenën, por deri më tani është gjetur vetëm trupi i pajetë i Malsorit.

Trupi i tij është gjetur dje në lumin Lepenc, pesë kilometra larg vendit të aksidentit.

Malsor Dashin ishte punësuar në Polici që nga marsi i vitit 2016.

Ai i përkiste gjeneratës së 53-të të Policisë së Kosovës dhe ishte i angazhuar në stacionin policor në Kaçanik.

Dy policët Malsor Dashi dhe Armend Trena ishin zhdukur të shtunën pasi vetura e tyre ra në lumin Lepenc.

Ekipet e kërkim shpëtimit ende janë në kërkim të policit Armend Trena.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur të…