Murati: Janë ngrirë rreth një milion euro, dyshohet për shpëlarje parash dhe financim të terrorizmit

20 maj 2021 | 14:10

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, në një konferencë për media ka thënë se kanë bërë identifikimin e disa transfereve të dyshimta si dhe pagesa të dyfishta të parregullta.

Ai ka thënë se janë rreth një milion euro që kanë të bëjnë me shpëlarje të parasë dhe me financim të terrorizmit.

“Kemi bërë identifikimin e disa transfereve të dyshimta, ku janë identifikuar prej barazimit që kemi kërkuar më 11 maj. Ka dhe raste të tjera ku ka pasur pagesë të dyfishtë dhe të parregullt. Keqbërësit do t’i ndjekim deri në fund. Janë ngrirë edhe një shumë rreth 1 milion euro, që dyshohet se kanë të bëjnë me shpëlarje të parave dhe financim të terrorizmit”, ka thënë Murati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria zvicerane ka vendosur të mirëpresë deri në 1,600 refugjatë…