54 mijë qytetarë janë vaksinuar kundër Covidit në Kosovë

20 maj 2021 | 14:11

Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi, në një konferencë për medie ka bërë të me dije se edhe të enjten ka vazhduar vaksinimi i personave të moshës mbi 65-vjeçare në Kosovë.

Sipas tij, 250 persona kanë marrë vaksinën deri në orën 12:00, kurse në nivel vendi 54 mijë persona janë vaksinuar.

Sa i përket aplikimit online për vaksinim ai ka sqaruar se ende ka vështirësi, por që do të evitohen ditët në vazhdim.

“Deri në këto momente në sallën ‘1 Tetori’ kemi mbi 150 të vaksinuar kurse më nivel vendi kemi mbi 1 100, por nëse i referohemi statistikave në përgjithësi nga fillimit kemi 54 mijë qytetarë të vaksinuar në nivel vendi”, ka thënë Bardhi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, në një…