Vetëm dje rreth 3 mijë persona kanë marrë vaksinën kundër Covidit

20 maj 2021 | 14:16

Ministri e Shëndetësisë (MSh) ka bërë me dije se vetëm dje janë vaksinuar 2 mijë e 919 persona me vaksinën kundër Covidit.

Sipas kësaj ministri, procesi i vaksinimit është duke realizuar sipas planifikimeve.

Gjatë ditës së mërkurë (19 maj 2021), në sallën ‘1 Tetori’ në Prishtinë dhe në 25 komuna të Kosovës janë dhënë 2.919 vaksina kundër Covid-19, ndërsa totali i vaksinave në nivel dje ka arritur në 53.115 vaksina. Procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuara në të gjithë vendin. MSh-ja u bën thirrje qytetarëve të çdo grupmoshe, që të regjistrohen dhe të aplikojnë për marrjen e vaksinës kundër Covid-19”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga: Anisa Bahiti Sot, është e lehtë të jesh kundër…