BE-ja arrin marrëveshje me ‘Pfizer’-in për 1.8 miliard vaksina
Lufta për vaksinat është duke vazhduar të bëhet gjithnjë e më e fortë, kjo edhe për arsyen se shumë ekspertë kanë vlerësuar se vaksinimi kundër koronavirusit mund të kthehet në një ritual që do të bëhet çdo vit, ashtu si ka ndodhur më herët dhe me vaksinat kundër gripit.
Dhe për këtë arsye, Bashkimi Evropian (BE) ka njoftuar se ka arritur një marrëveshje shumë të rëndësishme për furnizimin me vaksina për periudhën kohore 2021-2023.
Nëpërmjet një njoftimi për medie, Komisioni Evropian ka bërë me dije se Brukseli ka arritur një marrëveshje me kompaninë “Pfizer dhe BioNTech” për furnizimin me 1.8 miliard doza vaksinë për dy vitet e ardhshme.
Ndërkohë një lajm i mirë vjen dhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila ka konfirmuar se vaksinat janë efikase kundër të gjitha varianteve të virusit.