ShSKUK-ja: Në spitalet e Kosovës janë duke u trajtuar 237 pacientë me Covid
Shërbimi Spitalor dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë me dije se në klinikat e Covid në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK) dhe në spitalet e përgjithshme, janë duke u trajtuar 237 pacientë.
Sipas raportit të punës për 20 maj 2021, 139 pacientë janë të konfirmuar me Covid-19, ku prej tyre 11 janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 168 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.
Në QKUK janë të shtrirë 133 pacientë:
7 pacientë janë në gjendje të rënduar
74 janë të konfirmuar me Sars Cov-2
102 janë me oksigjeno-terapi.
Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave:
Klinika Infektive, 52 pacientë
Klinika Infektive II ( mjekësia sportive), 4 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 61 pacientë
Mjekimi Intensiv -COVID, 8 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 7 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 1 pacientë.