Policia s’e konfirmon gjetjen e trupit të policit të dytë

04 maj 2018 | 18:02

18:03 – Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, i ka thënë KTV-së se ende nuk është gjetur asgjë, por që në këtë pjesë të lumit, afër një kilometër prej vendit të aksidentit, rreth urës, ka dyshime të forta që mund të gjendet edhe trupi tjetër i policit.

Ai ka thënë se mediat nuk lejohen të afrohen më shumë për shkak të sigurisë.

Gjendet edhe trupi i policit të dytë

Është gjetur edhe trupi i policit të dytë, Armend Trena, që deri më tani konsiderohej i zhdukur pas aksidentit që ka pësuar të shtunën mbrëma në rrugën Kaçanik – Hani i Elezit, duke rënë në lumin Lepenc së bashku me kolegun e tij Malsor Dashi, i cili është varrosur të premten.

Sipas burimeve të “KTV”-së, trupi i tij është gjetur rreth një kilometër larg vendit të aksidentit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj i shoqëruar edhe nga ministri…