Tahiri ia kujton Kurtit kohën kur nuk bashkëpunonte për dialogun

21 maj 2021 | 11:37

Ish-ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka komentuar ftesën që kryeministri Albin Kurti ua ka bërë partive opozitare në Kosovë për të diskutuar për temat me rendësi për vendin, siç është dialogu me Serbinë.

Tahiri ka thënë se ftesa e Kurtit për bashkëpunim me opozitën për çështjen e dialogut është për t’u përshëndetur.

Pavarësisht kësaj, Tahiri ia ka rikujtuar Kurtit kohën kur nuk ka bashkëpunuar me partitë në pushtet në kohën kur ishte në opozitë.

“Stuhitë politike sprovojnë politikanët. Ftesa e Kryeministrit Kurti për bashkëpunim me opozitën rreth dialogut është për t’u përshëndetur, pavarësisht se vet nuk ka bashkëpunuar kur ishte në opozitë!”, ka shkruar  Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimit Evropian ka arritur marrëveshje për certifikatat dixhitale, me të…