“Më përdhunuan kur isha 19 vjeç dhe mbeta shtatzënë”, këngëtarja e famshme rrëfen ngjarjen dramatike: Më tha hiqi rrobat

21 maj 2021 | 14:14

“The Me You Can`t See” ” është seri intervistash që do zbulojë detaje të panjohura për njerëz të famshëm. Në episodin e parë të “Ajo që s’shikon dot tek unë” ishte këngëtarja me famë botërore, Lady Gaga.
Gjatë rrëfimit të saj, 35-vjeçarja është kthyer 16 vite pas, ku ka treguar disa detaje mjaft rrëqethëse rreth historisë së saj dramatike të përdhunimit nga një producent, emrin e të cilin nuk e zbulon.

“Isha 19 vjeçe kur punoja në fushën e muzikës dhe një producent më tha ‘Hiqi rrobat’. I thashë, jo dhe u largova. Më tha që do digjte gjithë karrierën time dhe nuk u ndal. Më kërkoi vazhdimisht të njëjtën gjë dhe pastaj nuk mbaj mend më. Vite më vonë shkova në spital sepse kisha disa dhimbje në trup. U habita kur hapa sytë dhe në pashë një psikiatër para meje. Kuptova që edhe këtë herë kisha pasur të njëjtën lloj dhimbje si dikur, kur më përdhunuan e më lanë shtatzënë. Kur hyra në një dhomë të shtëpisë dhe u mbylla për muaj të tërë, vetëm qaja e kisha përzierja pafund”, tregon Lady Gaga.

Këngëtarja e famshme ka shtuar se trauma e hershme i kishte shkaktuar episode të tilla stresi dhe dhimbjesh fizike edhe vite më vonë.

Ndërkohë në fund, 35-vjeçarja ka dhënë edhe një mesazh për të gjitha vajzat, për ato që në raste abuzimi fajësojnë dhe dëmtojnë veten. Lady Gaga sugjeron të presin, me kohën do kuptojnë se nuk kanë asnjë faj, se nga vuajtja nuk fiton asgjë, as nga viktimizimi. Forca, vetëm ajo të çon përpara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kur kanë mbetur pak më shumë se dy muaj deri…