ShBA-ja dëshiron fuqizim të raporteve me Grenlandën

21 maj 2021 | 13:24

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se SHBA-ja dëshiron të forcojë raportet me Grenlandën. Blinkeni ka përfunduar një udhëtim katërditor që përfshinte një takim të ministrave të jashtëm të Këshillit të Arktikut në Rekjavik të Islandës.

“Unë jam në Grenlandë sepse Shtetet e Bashkuara vlerësojnë shumë partneritetin tonë”, ka thënë Blinkeni para gazetarëve.

Vizita në territorin autonom danez ishte ndalesa e tij të fundit në turneun në Arktik.

Ai ka theksuar se presidenti i ShBA-së, Joe Biden, nuk dëshiron ta blejë Grenlandën sikurse kishte shprehur dëshirën paraardhësi i tij, Donald Trump.

Më 2019, Trumpi kishte propozuar për të blerë territorin, por një ide e tillë ishte hedhur poshtë nga Qeveria daneze. Shumë ekspert e vlerësuan deklaratën e tij si një sinjal të interesit të tij në rajon, shkruan “Rel”.

Vitin e kaluar, ShBA-ja ka rihapur konsullatën në Nuuk, kryeqyteti i Grenlandës, duke premtuar i 12 milionë dollarë ndihmë për projekte civile.

Kryeministri i Grenlandës, Mute Egede, ka shprehur bindjen se “kjo dekadë do të jetë fillimi i një epoke të re në raportet mes dy vendeve”.

Blinkeni u ka thënë homologëve të tij nga Këshilli i Arktikut që përbëhet nga Kanadaja, Danimarka, Finlanda, Islanda, Norvegjia, Rusia dhe Suedia se, Shtetet e Bashkuara janë “të përkushtuara në avancimin e një rajoni paqësor të Arktikut ku vendet bashkëpunojnë në çështje të klimës, mjedisit, shkencës dhe sigurisë”.

Vendet e Arktikut janë zotuar se do ta luftojnë ngrohjen globale dhe të ruajnë paqen në rajon.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e  Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë homazhe…